Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj ka siguruar foton e autorit të dyshuar të vrasjes së dy vëllezërve në Bathore, Ngushëllim Manzi. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në rrugën “Petrela”, në Bathore.
Sipas policisë, autori i dyshuar, Ngushëllim Manzi, 40 vjeç u konfliktua me tre vëllezër, Selami Islami, Nazmi Islami dhe Shefqet Islami, komshinjtë e tij.
Më pas konflikti u përshkallëzua deri në përdorimin e armës së zjarrit.
Si pasojë, shtetasi shtetasi Selami Islami, rreth 30 vjeç, humbi jetën, ndërsa shtetasit Nazmi Islami, 48 vjeç, dhe Shefqet Islami, rreth 44 vjeç, u plagosën dhe u transportuan për në spital. Fatkeqësisht, 48-vjeçari humbi jetën, ndërsa 44-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
Sipas njoftimit zyrtar të uniformave blu, Manzi është punonjës i Policisë Ushtarake.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit (pistoletë), e dyshuar e përdorur për krimin.
Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të saj.
