Skip to content

“Jam i vogël, mos më dhuno”/ Policia kap dhe godet me shkopinj gome protestues të mitur pranë Medresesë

    Pamjet nga kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin kur disa protestues të mitur, teksa përpiqen t’u shpëtojnë efektivëve të policisë në zonën e Medresesë në Tiranë, mbeten të bllokuar në një rrugicë pa dalje.

    Në përpjekje për t’u larguar, disa prej të rinjve tentojnë të kapërcejnë një mur rrethues pranë një kantieri ndërtimi, por kapen nga efektivët.

    Ata i godasin me shkopinj gome, ndërkohë që disa protestues të tjerë arrijnë të largohen nga zona. Gjatë ndërhyrjes dëgjohen thirrjet e të rinjve, të cilët u kërkojnë efektivëve të ndalojnë goditjet. “Mos na dhunoni!” dhe “Jam i vogël!”, dëgjohen të thërrasin protestuesit.