Skip to content

Qytetari gjendet i shtrirë te sheshi Skënderbej. Afrohet policia dhe qytetarët dhe e gjejnë në..

    Një qytetar është gjetur i shtrirë në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ndërsa dyshohet se ndodhej në gjendje të dehur.

    Pas konstatimit të tij, pranë qytetarit janë afruar efektivë të policisë dhe disa persona të tjerë që ndodheshin në shesh, të cilët i kanë ofruar ndihmë.

    Sipas informacioneve, qytetari ishte parë më herët duke lëvizur në zonën e sheshit, madje edhe pranë efektivëve të policisë, teksa mbante në duar një shishe alkooli.