Ndryshimi i orës dhe rikthimi në periudhën dimërore do të ndodhë natën mes të shtunës, 24 tetor, dhe të dielës, 25 tetor 2026. Në orën 03:00 të mëngjesit, akrepat do të kthehen 60 minuta pas, duke shënuar orën 02:00.
Ky ndryshim do të thotë se do të flemë një orë më shumë atë natë. Si pasojë e kalimit në orën standarde (diellore), nga e diela e tutje mëngjeset do të jenë me më shumë dritë, ndërsa mbrëmjet do të errësohen një orë më herët.
Pajisjet teknologjike si telefonat inteligjentë, kompjuterët dhe orët smart që janë të lidhura me internetin do ta përditësojnë orën automatikisht.
Ndërkohë, orët mekanike apo ato analoge do të duhet t’i ndryshoni manualisht.
Ora dimërore do të mbetet në fuqi deri në fundjavën e fundit të marsit të vitit të ardhshëm, kur do të rikthehet sërish ora verore.
