Në një kohë kur vendi po përballet me protesta dhe tensione, kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë dy lëvizje në kabinetin qeveritar, duke emëruar dy zëvendësministra të rinj.
Përmes vendimeve të Këshillit të Ministrave, Anila Rexha është emëruar zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ndërsa Kevin Bufi merr detyrën e zëvendësministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Të dyja emërimet janë bërë me propozim të kryeministrit Edi Rama dhe hyjnë në fuqi menjëherë, ndërsa vendimet do të botohen në Fletoren Zyrtare.
