Skip to content

Aksident i rëndë pranë “Casa Italia”-s në Tiranë, dyshohet për viktima

    Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pranë mbikalimit të Casa Italia, në Tiranë, ku një automjet ka pësuar dëmtime të shumta, deri në shkatërrimin e plotë, siç duket edhe në pamjet nga vendngjarja.

    Informacionet paraprake ngrenë dyshime për viktima, por deri më tani nuk ka të dhëna të konfirmuara mbi pasojat e aksidentit, numrin e personave të përfshirë apo rrethanat në të cilat ka ndodhur përplasja.

    Pritet një njoftim zyrtar nga Policia për të sqaruar detajet e ngjarjes.