Skip to content

Dalin pamjet, kush është e reja që u gjet e pajetë në Durrës pranë fëmijës së saj

    E reja që shikoni në foto është Ferne King, një 25 vjeçare nga Skocia e cila më herët gjatë këtij muaji u gjet e vdekur në rrethana të paqarta në Durrës.

    Mediat britanike kanë publikuar orët e fundit seri artikujsh mbi vdekjen tragjike të të resë.

    Duke e konsideruar si një nënë me një “shpirt të bukur”, ato raportojnë se King ka vdekur ndërsa ishte me pushime me vajzën e saj dyvjeçare në Durrës.

    Ferne u gjet e vdekur më 8 tetor në një dhomë me qira përgjatë Rrugës Taulantia në lagjen jugperëndimore të qytetit të Durrësit.

    Ajo kishte mbërritur në qytetin bregdetar vetëm dy ditë më herët. Ishte mesdita e 8 tetorit kur një pastruese shkoi të rregullonte dhomën pasi rezervimi ishte përfunduar. Ajo u shtang nga skena e dhunshme: Në shtrat, e vdekur, nëna 25 vjeçare dhe pranë saj, vajza e vet 2 vjeçe.

    Pranë shtratit u gjetën medikamente. Dyshimet e para ishin se e ndjera vdiq nga një arrest kardiak. Megjithatë një ekspertizë mjeko-ligjore është në proces.

    Ndërsa kanë kaluar tre javë nga ngjarja, të afërmit presin trupin e të ndjerës. Autoritetet i kërkuan motrës së Ferne-s të paguante 10,000 paund për të ‘sjellë në shtëpi një shpirt të bukur’, tha shoqja e saj Jade Wilson në një GoFundMe të organizuar prej saj.

    Një agjenci funerale britanike njoftoi se varrimi i të ndjerës do të bëhet më 6 nëntor.