Skip to content

Shtohet një tjetër lidhje e re mes Shqipërisë dhe Italisë me dy fluturime në javë

    Një tjetër lidhje e re mes Shqipërisë dhe Italisë!
    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, në bashkëpunim me Wizz Air, inauguroi linjën e re direkte Tiranë–Palermo, me dy fluturime në javë, çdo të martë dhe të shtunë.
    Me këtë destinacion të ri, TIA zgjeron më tej rrjetin e saj, duke u lidhur tashmë me 22 aeroporte italiane. 🌍