Grabitje me armë në një bankë të nivelit të dytë te Komuna e Parisit.
Gazetarja e Top News, Kleida Muka, bën me dije se autori ka qenë i maskuar. Ai ka hyrë brenda, nën kërcënimin e armës, dhe më pas është larguar.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Komunës së Parisit. Policia ka mbërritur në zonë dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe lokalizimin e autorit.
