Një histori e dhimbshme, e mbushur me zhgënjim, keqardhje dhe përplasje të forta mes nënë e bijë, është bërë pjesë e rubrikës “Shihemi në gjyq”. Sabile ka vendosur të përballet me vajzën e saj, Vilmën, pas më shumë se 20 vitesh pakënaqësie, duke e bërë përgjegjëse për një zgjedhje që, sipas saj, i ndryshoi rrjedhën e jetës.
Ajo nuk e ka pranuar kurrë lidhjen e së bijës me fqinjin, një burrë të divorcuar, të cilin Vilma e zgjodhi për hir të dashurisë.
Sabile: Nuk e kisha aspak të lehtë të vija deri këtu me një brengë kaq të madhe në shpirt e në zemër, që më mundon prej kaq kohësh dhe atë po nuk e zgjidha dot, do ta marr në botën e përtejme. Besoj që sot të vërtetën do ta themi deri në fund. Vilma para 20 e kusur vjetësh më ka dhënë një goditje shumë të rëndë, sepse aty ku ne banojmë dashuron një fqinjin tonë, nga një familje shumë e mirë, por individi negativ. Shkatërron çdo gjë, lumturinë e saj, gëzimin tim si nënë për jetën e saj, shkollimin e saj dhe e kisha ëndërr që kjo të bëhej dikushi në botë. Gjithmonë kisha menduar për fëmijët e mi, që të kishin një shkollim. Vilma këtë gjë e shkatërroi.
Vilma: Këto janë gjëra që ndodhin mami.
Sabile: Mamin nuk e ke dëgjuar asnjëherë Vilma. Zgjedhja që ti bëre ishte shumë e gabuar, ngryse jetën tënde.
Vilma: E bëra nga dashuria.
Sabile: Ne të dyja kemi vite që nuk shihemi dot në sy. Sepse unë nuk mund ta falja mundin tim. Në ato vite unë punoja rrobaqepëse që të të plotësoja nevojat ty dhe babai jot marangoz me 5-6 gishta të prerë dhe ti dhe shkelmin për një njeri të divorcuar.
Vilma: Sepse unë besova te ndjenjat.
Eni Çobani: Pra ka qenë i divorcuar, ju jeni gruaja e dytë e zotërisë?
Vilma: Unë jam gruaja e dytë.
Sabile: Kjo është gruaja e dytë, më andej ai vazhdoi me një grua të tretë…
