Një 39-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti në rrugën “Ali Bakiu”, në Tiranë.
Sipas informacionit zyrtar të Policisë, viktima është shtetasi D. D., 39 vjeç, banues në Paskuqan.
Nga verifikimet e para ka rezultuar se automjeti ku u gjet trupi i pajetë është në pronësi të vëllait të tij, shtetasit P. D.
Policia bën me dije se në trupin e 39-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa paraprakisht dyshohet se humbja e jetës mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.
