Skip to content

Nga 1 janari dyfishojmë/ Rama zbulon skemën: Ja sa dhe ikur do rriten pensionet..

    Pensionistët, janë kategoria që do të kenë një vëmendje më të shtuar nga qeveria. Këtë gjë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, kur tha se nga 1 janari 2027 do të ketë dyfishim të pensioneve dhe kjo skemë do të vazhdoj çdo vit.

    Ndërkohë, në muajin prill do të jenë 4 mld fonde që do të shkojnë për indeksim të pensioneve.

    “Nëse ka një kategori që meriton të ndjejë më shumë nga përfitimet e rritjes ekonomike, janë pensionistët. Këtë e them me vetdijen e plotë të kësaj shumice qeverisëse. Në mënyrë të vazhdueshme, ndesheni me këtë nevojë të brendshme të kësaj partie me atë kategori. Sa më shumë kalon koha, më shumë mbetet një kategori më vete, sepse pensionistët i besojnë lapsit dhe llogarisë.

    Këta mendojnë se mund ti sorollatin pensionistët me llogaritë e tyre. Por ata e dinë se cdo të thotë të rritësh ekonomi me mund e ta shpërndash atë. Ka shumë pensionistë që jetojnë me pak. Kanë punuar një jetë të tërë, kanë kontribuar për vendin më shumë se këta që ikën, ne nuk mund të mbetemi tek entuziazmi për rritjen ekonomike nëse nuk i qëndrojmë një për një detyrimit tonë ndaj atyre. Pensionet nuk rriten nga dëshira por me ekonomi. Falë rritjes, nga 1 janari do dyfishojmë pensionet dhe cdo vit pasardhës me dyfishim.

    Kështu janë 20 mld në këtë buxhet që janë vetëm për këtë dyfishim të rritjes. Indeksimi është në prill, 4 mld ose 40 mln euro”, tha Rama