Skip to content

Hekurudha Tiranë-Durrës, Rama publikon pamjet nga Stacioni i Vorës

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga punimet në stacionin e ri hekurudhor të Vorës, ndërsa ka bërë të ditur se projekti i Hekurudhës Durrës–Tiranë, së bashku me linjën e re që do të lidhë kryeqytetin me Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, po i afrohet fazës përfundimtare.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka ndarë pamje nga ecuria e punimeve në stacionin e Vorës, duke theksuar se projekti hekurudhor po hyn në fazën përmbyllëse dhe se përfundimi i tij po bëhet gjithnjë e më i afërt.

    “Ja edhe stacioni hekurudhor i Vorës, teksa edhe Hekurudha Durrës–Tiranë, me lidhjen e re drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, po i afrohet më në fund vijës së finishit”, shkruan Rama.

    Projekti i Hekurudhës Durrës–Tiranë, së bashku me lidhjen e re me Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, synon të përmirësojë ndërlidhjen mes Durrësit, Tiranës dhe aeroportit, duke lehtësuar lëvizjen e udhëtarëve dhe duke krijuar një alternativë të re transporti për qytetarët dhe vizitorët.