Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në fshatin Dukat të Vlorës, mëngjesin e së premtes. Dy mjete janë përplasur mes tyre si rrjedhojë e shpejtësisë së lartë.
Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën, shkruan A2.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 63-vjeçari Xhevair Xhelili, i cili udhëtonte në njërin prej automjeteve.
Mësohet se në automjetin tjetër udhëtonin disa punëtorë të huaj, të cilët po shkonin drejt zonës bregdetare të Vlorës për të punuar.
Gjithashtu, tre persona të plagosur janë dërguar në spitalin rajonal të Vlorës.
Në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë dhe ambulanca, ndërsa pritet të mësohen rrethanat dhe detaje të tjera lidhur me ngjarjen.
