Skip to content

I dërgoi letër Ballukut nga burgu, Veliajt i ndodh e papritura në qeli..

    Pak minuta pasi u publikua letra e hapur drejtuar drejtueses politike të Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Belinda Balluku, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ushtruar një kontroll blic në qelinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

    Sipas informacioneve, gjatë kontrollit në qelinë e tij nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme, ndërsa pas këtij veprimi Veliaj ka reaguar me fjalët: “Lapsin dhe letrën nuk ma merrni dot”.

    Në letrën e tij, Veliaj i kërkoi Ballukut miratimin që operacioni për këmbën e thyer të kryhet në Tiranë, një kërkesë me ton ironik që vjen pas pretendimeve të tij se kërkesat drejtuar kryeministrit Edi Rama, ministrit të Drejtësisë dhe drejtoreshës së Burgjeve nuk kanë marrë përgjigje.

    Përmes këtij reagimi, Veliaj akuzon kryeministrin Rama se nuk merr më vendime dhe se kontrolli mbi strukturat shtetërore mbahet nga Balluku, ndonëse kjo e fundit nuk mban zyrtarisht funksion publik dhe ndodhet nën disa akuza të rënda nga SPAK-u, në pritje të nisjes së procesit gjyqësor.