Skip to content

Tjetër Aksident tragjik, humb jetën qytetari që po udhëtonte me biçikletë

    Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e sotme në aksin Fier-Seman, ku një 80-vjeçar ka humbur jetën pasi biçikleta me të cilën lëvizte u përplas me një automjet.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 16:15. Viktima, i identifikuar si Nasi Peto, dyshohet se u përplas nga një makinë që drejtohej nga një 61-vjeçar me inicialet V. M. Pavarësisht dëmtimeve të marra, ndërhyrja nuk ka mundur ta shpëtojë, pasi i moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

    Drejtuesi i automjetit pritet të shoqërohet në komisariat për procedurat përkatëse, ndërsa grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.