Skip to content

Nga Alimehmeti te Xhelal Mziu e Elda Hoti, dalin emrat e kandidatëve të PD për bashkitë kryesore..

    Partia Demokratike po mbledh propozimet nga degët për figurat me të cilat do të garojë në zgjedhjet lokale të 9 majit.

    Afati për mbledhjen e kandidaturave skadon të hënën e ardhshme, por deri më tani janë mësuar disa prej emrave që do të hyjnë në këto zgjedhje.

    Mësohet se dy deputetë mund ta lenë mandatin e të garojnë në zgjedhjet e 9 majit.

    Gjin Gjoni mund të garojë për bashkinë e Lezhës dhe Xhelal Mziu tashmë ka nisur punën për garën për bashkinë e Kamzës

    Në Kavajë, Mirditë e Has do të garojnë kryetarët aktualë të bashkive, Fisnik Qosja, Albert Mëlyshi dhe Miftar Dauti.

    Emrat e propozuar nga degët e PD-së:

    • Tiranë: Ilir Alimehmeti
    • Lezhë: Gjin Gjoni
    • Kurbin: Edmond Shkoza, Kastriot Piroli, Behar Haxhia, Elda Hoti
    • Durrës: Ardian Gashi
    • Berat: Parid Mahmutaj
    • Kukës: Rrahman Demaj
    • Tropojë: Feride Rrahmanaj
    • Krujë: Aulon Kalaja
    • Kamëz: Xhelal Mziu
    • Tepelenë: Albert Malaj