Skip to content

Infarkti dhe goditja në tru, 2 shenjat që mund të shfaqet disa vite më herët, ja si ti parandaloni

    Një infarkt apo goditje në tru mund të mos vijë aq papritur sa mendojmë. Shenjat që tregojnë se zemra është në rrezik mund të shfaqen deri në 30 vite më parë, duke na dhënë kohë të reagojmë dhe të parandalojmë pasoja të rënda.

    Këtë e zbulon një studim i ri, ku studiuesit ndoqën për rreth 30 vite afro 114 mijë persona. Në fillim, asnjëri prej tyre nuk kishte sëmundje të zemrës, por gjatë viteve afro 17 mijë pësuan infarkt, goditje në tru ose humbën jetën nga probleme kardiovaskulare.

    Një nga shenjat që shfaqej herët ishte tensioni i lartë i gjakut. Ndërsa ndryshime në një proteinë të matur në gjak, që ndihmon në vlerësimin e problemeve të zemrës, mund të dalloheshin deri në 10 vite përpara.

    Edhe diabeti, mbipesha, problemet me veshkat dhe mungesa e aktivitetit fizik rezultuan faktorë që lidhen me rrezikun e mëvonshëm.

    Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë. Vetëm në vitin 2022, ato morën rreth 19.8 milionë jetë.

    Ekspertët e shëndetësisë thonë se shumë prej këtyre rasteve mund të parandalohen. Matja e tensionit, analizat e gjakut dhe ndryshimet në stilin e jetesës mund të ndihmojnë që rreziku të zbulohet dhe të trajtohet shumë përpara se të ndodhë një infarkt apo goditje në tru.