Skip to content

Transformimi befasues i 61-vjeçares pas 9 orësh operacion, fotot bëjnë namin në rrjet..

    Një transformim i 61-vjeçares Ellen ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, pasi kirurgu plastik Dr. Mark Levin nga Beverly Hills publikoi fotografitë e saj para dhe pas ndërhyrjes estetike.

    Gruaja nga Afrika e Jugut iu nënshtrua një operacioni që zgjati nëntë orë e gjysmë dhe kushtoi 45 mijë dollarë. Ndërhyrja përfshinte lifting të fytyrës dhe qafës, ngritje të vetullave, korrigjim të qepallave, transferim të dhjamit dhe trajtim me lazer CO2.

    Fotografitë morën komente të shumta pozitive, ndërsa disa përdorues e cilësuan kirurgun si “magjistar”. Tre muaj pas operacionit, Ellen u shpreh e kënaqur me rezultatin, duke thënë se ndërhyrja i kishte rikthyer vetëbesimin. “Tani ndihem sikur dukem si vajza ime. Faleminderit që më ktheve dhuratën e vetëbesimit”, u shpreh ajo.