Skip to content

Erion Veliaj jep Lajmin e bukur për të gjitha familjet në Tiranë: Nga viti 2027, çerdhet dhe kopshtet falas!

    Pas shkarkimit të Zhaneta Beqirit, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka emëruar Arjola Byzykën në krye Drejtorisë së Çerdheve dhe Kopshteve.

    Lajmin e ka bërë me dije vetë ai përmes një reagimi në rrjete sociale, ku njoftoi gjithashtu se nga viti 2027 çerdhet dhe kopshtet do të ofrohen falas.

    “Pas 13 vitesh bashkëpunimi me Zhanetën dhe me mirënjohje për kontributin e saj në drejtimin e Drejtorisë së Çerdheve dhe Kopshteve, Arjola Byzyka merr sot drejtimin e kësaj drejtorie, duke vijuar punën e nisur ndër vite.

    Një nënë e dashur, profesioniste, aktiviste e palodhur dhe e përkushtuar në çdo detyrë që i ngarkohet.

    Këtij ndryshimi i bashkohet edhe një lajm i bukur për të gjitha familjet: Nga viti 2027, çerdhet dhe kopshtet do të jenë falas!

    Një tjetër hap i rëndësishëm në mbështetje të prindërve dhe në krijimin e më shumë mundësive për fëmijët tanë.”, ka shkruar Veliaj.