Skip to content

E trishtë/ Një grua e re gjendet e pajetë në banesën e saj. Dyshohet se..

    Një grua 43-vjeçare është gjetur e pajetë brenda banesës së saj në fshatin Sovjan të bashkisë së Maliqit.

    Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se 43-vjeçarja ka humbur ndjenjat ndërsa ndodhej në tualetin e shtëpisë, ku më pas është konstatuar e vdekur nga familjarët e saj.

    Të afërmit kanë bërë me dije për grupin hetimor se viktima vuante nga tensioni i lartë, faktor i cili dyshohet se ka shkaktuar edhe humbjen e jetës.

    Shërbimet e policisë po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.