Skip to content

Shi dhe ftohte, sinoptikani Hakil Osmani zbulon cfarë pritet ditët në vijim..

    Reshjet e shiut vijojnë të jenë prezente edhe përgjatë fundjavës.

    Sipas parashikimeve të meteorologëve në disa qarqe reshjet do të jenë edhe në formën e shtrëngatave. Ndërkohë që më shumë reshje priten në veri dhe jug të vendit.

    Për shkak të një mase ajrore nga poli i veriut e cila po depërton në Ballkan pritet një ulje e temperaturave duke bërë që vlerat minimale të zbresin edhe në -2 gradë Celsius.

    Ulja e temperaturave do të sjell dhe rishfaqhen e reshjeve të dëborës jo vetëm në verilindje të vendit por edhe në zonat juglindore.

    Prej ditës së diel dhe java e ardhshme nuk do të ketë reshje shiu, por do të jetë ftohtë.