




Dalin pamjet nga aksidenti pranë urës së ish-Bllokut ku autobusi i linjës së Unazës u përplas me disa makina.
Në filmim, shihet qartë se si autobusi godet një makinë dhe impakti shkakton përplasjen edhe me disa automjete të tjera.




Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, 9 persona janë lënduar nga ky aksident masiv. Policia sqaron se pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e tij.