• News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact
Koha News
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
Koha News
No Result
View All Result

Klodiana Lala tregon detajet shokuese: Ishin 3 vetë. Një pjesë e stafit u largua! Roja po ngrohej në kabinën e tij, plumbi e kapi në..

admin by admin
March 27, 2023
in News
0
Klodiana Lala tregon detajet shokuese: Ishin 3 vetë. Një pjesë e stafit u largua! Roja po ngrohej në kabinën e tij, plumbi e kapi në..

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje të reja nga sulmi i rëndë me armë që ndodhi pak pas mesnate ndaj televizionit kombëtar Top Channel. Për pasojë, nga breshëria e plumbave mbeti i vdekur roja i sigurisë, 60 vjeçari Pal Kola.

“Vetëm pak minuta para se të ndodhte ngjarja, është larguar stafi i Top Channel, sepse ndërrohen stafet. Kanë qenë rreth 10 punonjës që janë larguar para se të ndodhte ngjarja.

Makina ka ardhur nga Ura e Kasharit, ka hyrë në rrugën dytësore dhe kur ka arritur para godinës, është qëlluar me breshëri drejt katit të dytë. Godina është e gjitha me xham dhe duket, kushdo që e ka bërë, e ka ditur.

Roja ka qenë brenda kabinës së tij, duke u ngrohur, sepse ora ishte duke shkuar 01.00 e mëngjesit. Një nga rojet është larguar pak minuta para se të ndodhte ngjarja. Tjetri ishte aty dhe plumbi e ka kapur në shpatull. Ka dalë duke tentuar të kërkojë ndihmë dhe aty ka ndërruar jetë”, u shpreh Klodiana Lala.

E ftuar në News 24, gazetarja e kronikës tregoi se një kamera sigurie e një objekti pranë godinës së Top Channel, ka fiksuar të gjithë momentin. Sipas saj, autorët kanë qenë tre dhe asnjë moment nuk kanë zbritur nga makina.

“Një ambient para Top Channel ka kapur të gjithë momentin e ngjarjes. Autorët nuk kanë zbritur por kanë qëlluar në ecje e sipër. Deri tani nuk ka një identikit. Dyshohet për të paktën tre persona, një drejtues dhe dy persona që kanë hapur zjarr.

Hetuesit po ndjekin rrugën, duke shpresuar se ata (autorët) kanë gabuar diku”, përmbylli Lala.

Share this:

  • Post
  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
Previous Post

“I ra nga xhepi i rojes së Top Channel” Eksperti i krimeve rrenqeth me deklaratën: Kjo duhet të qëndrojë përgjithmonë në oborrin televizionit..

Next Post

“Person me rrezikshmëri shumë të lartë” Kujt i përkasin shenjat e gishtave që u gjetën nga hetimet për sulmin ndaj TCH, detaje..

Next Post
“Person me rrezikshmëri shumë të lartë” Kujt i përkasin shenjat e gishtave që u gjetën nga hetimet për sulmin ndaj TCH, detaje..

"Person me rrezikshmëri shumë të lartë" Kujt i përkasin shenjat e gishtave që u gjetën nga hetimet për sulmin ndaj TCH, detaje..

Browse by Category

  • Business
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Travel
  • World
  • News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.