• News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact
Koha News
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
Koha News
No Result
View All Result

Më në fund vjen LAJM I MIRË. Kryeministri Rama e jep para gjithë qytetarëve

admin by admin
November 28, 2021
in News
0
Më në fund vjen LAJM I MIRË. Kryeministri Rama e jep para gjithë qytetarëve

Diten e sotme kane nisur punimet per aeroportin e Vlores. Kryeministri Rama e konsideroi këtë vepër si “historike për Shqipërinë dhe Kosovën”.

“Gjithë ajo vonesë, gjithë ai stres për të cilin vlonjatët kontribuan me gjithë ato përqeshjet e tyre karakteristike dhe romuzet e tyre tradicionale, u kthye në mirësi sepse sot jemi këtu me një aleancë fantastike për të ardhmen e aeroportit, që është aleanca me aeroportin e Mynihut, një nga fuqitë më të mëdha të transportit ajror jo vetëm në Europë, por edhe në botë. Aeroporti i Vlorës do të garantojë sinergjinë me aeroportet e tjera. Do të ketë fluturime të drejtpërdrejta transoqeanike, por për këtë duhet të kesh aleanca edhe me aeroporte të tjera, që të krijohet një sistem ku aeroportet mbështesin dhe plotësojnë njëra-tjetrën”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se aeroporti i Vlorës “do të jetë porta e tretë nga qielli, nga katër që duam të hapim”.

“Do të kemi edhe aeroportin sezonal të Sarandës, që do të funksionojë vetëm në pikun e sezonit turistik”, nënvizoi Rama.

Kryeministri theksoi se “me aeroportet e reja ne rrisim “cilësinë” e turistëve”.

“Të gjithë turistët janë të mirëseardhur, por tjetër është turisti që konsumon pak dhe tjetër ai që konsumon shumë. Dhe nga turisti që konsumon shumë, përfiton biznesi në vend. Atyre që thonë se duhet të mbarojmë rrugët e fshatrave, unë u them që jam dakord, por këto mbarohen duke rritur të ardhurat në dispozicion, që rriten nëpërmjet veprimtarive të tjera. I gjithi është një zinxhir”, tha Rama.

“Nuk duhet të shqetësohemi kur ndërtohen aeroporte dhe porte, pasi këto rrisin fuqinë e motorit të ekonomisë sonë. Tani do të fokusohemi te porti turistik në Vlorë, triportin, portin e ri turistik të Durrësit, portin e ri tregtar të Durrësit, portin turistik të Sarandës, po punojmë edhe për portin ekzistues të Sarandës dhe portin turistik të Shëngjinit. Të gjitha këto janë në proces dhe besoj që në një pjesë të madhe do t’i shikojmë të realizuar brenda mandatit të tretë”, shtoi kryeministri Edi Rama.

Share this:

  • Post
  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
Previous Post

Mori shqiptarin që t’i mblidhte ullinjtë, pronari shtanget kur shkon ta kontrollojë

Next Post

Largohuni urgjent! Braçe jep alarmin: Lumi po del nga shtrati!

Next Post
Largohuni urgjent! Braçe jep alarmin: Lumi po del nga shtrati!

Largohuni urgjent! Braçe jep alarmin: Lumi po del nga shtrati!

Browse by Category

  • Business
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Travel
  • World
  • News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.