Bordi i Transparencës, i mbledhur në datë 29 mars 2022, vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve për tregun vendas.
Nafta, për periudhën 29 mars – 31 mars 2022, do të shitet me 237 lekë/litri. Dje, nafta shitej me 245 lekë/litri.
Ndërkohë, benzina do të shitet me 211 lekë/litri.
Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 29 mars, ndërkohë që mbledhja e ardhshme do të jetë ditën e enjte, datë 31 mars.