




Luiz Ejlli duket se ka marrë një vendim të rëndësishëm për rrjedhën e lojës së tij brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2”. Teksa kanë kaluar 67 ditë që nga nisja e reality show-t, këngëtari bëri të ditur se nga sot e tutje, do të heqë dorë nga Kiara Tito, për t’u fokusuar në lojën e tij.




Kjo deklaratë kaq e papritur u prit me habi nga Olta Gixhari, e cila e pyeti menjëherë ‘po tërhiqesh nga Kiara?’.
“Zgjidh më tha mua Zhaku. Po zgjedh, do fitoj Big Brother, e me Kiarën do takohemi jashtë. Të dyja nuk i bëj dot, u bëra 67 ditë këtu”, tha Luizi.




Ndërkohë Olta ia pret menjëherë: “Po tërhiqesh nga Kiara?” dhe këngëtari i kthehet: “Pse ha m*t kot?”.
Nga ana tjetër, Kiara Tito, e cila ndodhej aty sqaroi Armaldo Kllogjerin se Luizi do e ketë fokusin më shumë te loja, duke treguar në këtë formë se nuk është ndjerë keq nga ajo që tha Luizi.




“Sa të jetë këtu do përkushtohet vetëm te loja”, tha moderatorja. Olta shtoi se nuk ka besim te fjalët e Luizit.
“Nuk i besoj veshëve që the, po tërhiqem nga Kiara dhe kam të drejtë të çuditem se është hera e parë që e dëgjoj”, tha aktorja.