• News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact
Koha News
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
Koha News
No Result
View All Result

Te mbyllen urgjent shkollat dhe lokalet, Pipero: Te shtohen masat, transporti publik duhet te..

admin by admin
February 20, 2021
in News
0
Te mbyllen urgjent shkollat dhe lokalet, Pipero: Te shtohen masat, transporti publik duhet te..

Rritja e shumte e rasteve ditore duhet të shoqërohet me të tjera masa shtrënguese. Mjeku i njohur Pëllumb Pipero rekomandon mbylljen e të gjitha shkollave dhe lokaleve deri në fund të marsit.

Ndërsa për transportin publik, numri i personave qe udhëtojne duhet të jetë i limituar sipas protokolleve të shëndetësisë. 

“Deri nga fundit i marsit masat duhet të ishin më të shtrënguara, orari i kafeneve më i shkurtuar, të mos shërbehet në tavolina, por “delivery”. Shkollat e arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm të ishin mbyllur deri në fund të marsit. Edhe pse nuk është zgjidhje e problemit, është zgjedhje e detyruar për nga ritmet e pandemisë pasi nuk janë kështu vetëm në vendin tonë”, u shpreh Pëllumb Pipero.

Pasi e kaloi jo lehtë koronavirusin, mjeku i spitalit Covid-1 tregon për A2 se kjo periudhë është mjaft e vështirë. Përhapja e virusit po favorizohet edhe nga temperaturat e ulëta, ndërsa thekson se të rinjtë janë me indiferentët ndaj respektimit të masave.

Pipero tërheq vëmendjen se këto javë, krahas rritjes së infektimeve, janë shtuar humbjet e jetës edhe tek moshat e reja.

“Kemi raste të shtuara të sëmundjes dhe forma të rënda dhe humbje të jetës dhe tek moshat e reja. I këshilloj të jenë të kujdesshëm që do të thotë të mbajnë maskë, distancë dhe higjienë. Edhe një lutje kam për ta, të frekuentojnë sa më pak, kafenetë dhe mjediset e mbyllura”, shtoi ai.

I komentuar jo pak edhe nga kolegë të tij, mjeku Pipero tregon vendin se ku u trajtua ndaj koornavirusit.

“Kam kaluar një formë nga e lehtë në të mesme të kësaj sëmundje. Kam pasur shumë pagjumësi dhe ankth për të cilat kam pasur ndihmën e kolegëve të mi. Jam trajtuar në shtëpi dhe jo jashtë vendit”, tregon mjeku.

Ashtu siç do person që e ka kaluar jo lehtë koronavirusin edhe Pipero thotë se do t’i duhen së paku 12 javë për të rimarrë veten.

Të hënën do të rikthehet mes pacientëve në spitalin Covid-1 ndërsa ka vendosur të marrë dozën e dytë të vaksinës, pavarësisht antitrupave që mund të ketë krijuar pas sëmundjes.

Share this:

  • Post
  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
Previous Post

Arrivano 7020 vaccini Pfizer – Si attiva lo scenario di inclusione degli ospedali regionali

Next Post

Conte: “Italia nuk do ta harrojë kurrë përpjekjen e bluzave të bardha”

Next Post
Conte: “Italia nuk do ta harrojë kurrë përpjekjen e bluzave të bardha”

Conte: "Italia nuk do ta harrojë kurrë përpjekjen e bluzave të bardha"

Browse by Category

  • Business
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Travel
  • World
  • News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.