E rëndë në Lushnje! Mjeti zë poshtë gjyshin, nipin dhe mbesën, 10-vjeçarja në gjendje të rëndë

0
137

Një aksident i rëndë raportohet se është regjistruar në fshatin Çermë të Lushnjes, ku janë plagosur 3 persona nga e njëjta familje.

Gjyshi, bashkë me nipin dhe mbesën, kanë mbetur të plagosur, pasi zetori me të cilin udhëtonin u përmbys në rrugë.

Sipas informacioneve të para, 10-vjeçarja ka pësuar dëmtime serioze dhe është nisur për në spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.