E rëndë, zhduken 8 minorenë shqiptarë (FOTO-EMRAT)

0
261

Është një histori e cila përsëritet ndër vite.Prindër të cilët nxjerrin nga Shqipëria fëmijët e tyre në Europë e më pas duke paguar shuma deri në 20.000 euro, i dërgojnë në Angli për një jetë më të mirë.

Sipas ligjeve të shtetit anglez asnjë minoren nuk mund të dëbohet nga Britania e Madhe pa mbushur moshën 17 vjeç.

Deri në këtë moshë ata mbahen nën kujdesin e shërbimeve sociale.

Janë këto shërbime sociale të cilat në periudhën Janar-Tetor 2021, kanë shpallur si të humbur 8 minorenë shqiptarë, duke kërkuar ndihmën e publikut në gjetjen e tyre.

Top Channel sjell emrat dhe fotot

Ata janë:

Anjez Hamza vjeç 17 i shpallur i humbur prej 07.09.2021 në zonën Oxfordshire.

Andi Aliaj vjeç 16 i shpallur i humbur prej 19.07.2021 në zonën Middlesbrough, North Yorkshire.

Elis Celkupa vjeç 16 i shpallur i humbur prej 09.08.2021 në zonën Croydon Londër.

Sufjan Kastrati vjec 17 i shpallur i humbur prej 20.08.2021 në zonën Enfield Londër.

Tahir Lala vjeç 16 i shpallur i humbur prej 20.09 .2021 në zonën Hove Sussex.

Denis Haliaj vjeç 17 i shpallur i humbur prej 15.08 .2021 në zonën Crumpsall, Manchester.

Adrian Mata vjeç 17 i shpallur i humbur prej 15.04 .2021 në zonën Bradford, West Yorkshire

Arben Axhami vjeç 16 i shpallur i humbur prej 08.02 .2021 në zonën Enfield, Middlesex.

Megjithëse këta minorenë janë shpallur si persona të humbur sipas lidhjeve angleze e vërteta është krejt ndryshe.

Pak përpara se ata të mbushin 17 vjeç, shkëputen nga shërbimet sociale në mënyrë për ti shpëtuar dëbimit në Shqipëri.

https://www.facebook.com/plugins/like.php?href=https://jetoshendetshem.al/e-rende-zhduken-8-minorene-shqiptare-foto-emrat/&layout=button_count&show_faces=false&width=105&action=like&colorscheme=light&height=21