• News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact
Koha News
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
Koha News
No Result
View All Result

Kështu është dashnia! Cfare thoshte Donaldi per lidhjen me Borën: ‘S’kishte besim te unë, më mori Instagramin’

admin by admin
December 5, 2021
in News
0
Kështu është dashnia! Cfare thoshte Donaldi per lidhjen me Borën: ‘S’kishte besim te unë, më mori Instagramin’

Donald Veshaj nuk është kursyer me deklaratat për Bora Zemanin, gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”, duke treguar historinë e bukur të dashurisë dhe arsyet e ndarjes. Para se Betrix te futej ne shtepin ai ka dhënë detaje nga marrëdhënia e tyre teksa bisedonte me banoret.

Donaldi zbuloi se është një natyrë posesive, pasi donte të dinte gjithçka për Zemanin, në çdo moment. Sipas tij edhe moderatorja ka qenë posesive dhe xheloze ndaj tij, sepse në atë kohë, i kishte marrë Instagram-in Veshajt, pasi nuk kishte besim tek ai.

“Nuk është faji im (për ndarjen). Edhe unë kam fajet e mia, po… Jam natyrë posesive, por s’është faj të jesh posesiv. Gjërat që ka bërë ajo, s’i kam bërë unë. Ajo më ka marrë Instagram-in mua, se s’ka pas besim. Unë s’kam marrë as Instagram, asgjë… Pse ajo s’ishte posesive? Unë si qofte… Prapë jeta është shumë e bukur”, u shpreh aktori.

Ndërkohë, pak ditë më parë, Donaldi zbuloi se tekstin e këngës së Elgit Dodës, “TL” (Toxic Love, Dashuri Toksike), e ka shkruar ai dhe i dedikohet marrëdhënies që ka pasur me Borën. 

“Ka njerëz që shprehen, ka njerëz që s’shprehen. Unë jam njeri që nuk shprehem. Edhe një pjesë doja… isha midis pjesës ‘më thua jam idiot’, edhe ‘jam ai idioti i joti’. Nuk e vura këtë. (Në tekst) them ‘e unë thyhem sa herë shkon ti, por nuk ta shpreh’. Ua si ma bën mishin kjo mua! Kështu është dashnia! Nuk do bëj asnjë deklaratë. Më lini rehat, kjo është kënga e Elgitit”,  përfundoi Veshaj.

Gjatë bisedave me banorët në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Donaldi është shprehur se nuk e ka mbyllur përfundimisht këtë histori me Borën dhe kur u pyet nëse e mendon të rikthehet me të, aktori tha: “S’e di. S’e di realisht… Ne sa u takuam, nisëm bashkëjetesën, 2 vite e gjysmë…“.

Share this:

  • Post
  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
Previous Post

Bora thyen heshtjen, deklarata e fortë për Donaldin

Next Post

Ndarja e Bora Zemanit me Donaldin, reagon Erion Braçe

Next Post
Ndarja e Bora Zemanit me Donaldin, reagon Erion Braçe

Ndarja e Bora Zemanit me Donaldin, reagon Erion Braçe

Browse by Category

  • Business
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Travel
  • World
  • News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.