Humb betejen me Covid-19 në moshën 30 vjeçare piktori shqiptar. Babai ndan lajmin e tishtë: Djali yne i vetëm..

0
197

Kristi Baba, piktori 30 vjecar shqiptar, është ndarë nga jeta pasi nuk ka mundur dotë të fitojë mbetejën me Covid-19.

Lajmin e trishtë e ndan me qytetarët babai i të ndjerit, i cili me dhimbje thotë se djali i tij i vetëm ishte ‘drita e shtëpisë’, duke shtuar se në nëntor do të mbante ekspozitën e tij.

“Me hidherim te thelle dhe dhimbje te madhe ju njoftojme se djali yne i vetem Kristi Baba piktor u nda nga jeta ne moshen 30 vjecare ne lulen e rinise duke mos e fituar  betejen me covidin. Ti per ne ishe jeta dielli ishe ajri ishe drita e shtepise . Tu shuan gjithe enndrrat  e tua dhe perkushtimi qe kishe per artin dhe po pregatiteshe per ekspozite ne nentor  qe qe nuk ja arrite. Gjithe endrrat tua u prene ne mes. Biri yne pushofsh ne paqe !  Qofte i parajses!  Drite i paste shpirti! Ceremonia mortore do te zhvillohet  neser me dt. 15.10.2021 nga ora 10 deri 12 ne hollin e  hotel internaciona,” shkruan babai i 30-vjeçarit.

Kristi Baba pati hapur dhe një ekspozitë personale me një koleksion punimesh grafike dhe piktura. AI ka marrë pjesë në disa ekspozita kolektive si, në galerinë FAB dhe në Muzeun Historik Kombëtar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here