Ngjarja e rëndë në Qerret! Dalin EMRAT e 4 personave që u asfiksuan në saunën e hotelit

0
306

Policia ka identifikuar 4 turistët rusë që vdiqën nga asfiksimi në saunën e hotelit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:20, në Qerret. Viktima kanë mbetur shtetasit rus Nataliia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Rreth orës 22:20, në Qerret, Kavaje,në ambientet e saunës të një hoteli, dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit Rus, K. S, 31 vjeçe, N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 60 vjeç. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.