Home News Omicron/ Nje lajm i mirë dhe një i këq nga OBSH

Omicron/ Nje lajm i mirë dhe një i këq nga OBSH

0
Omicron/ Nje lajm i mirë dhe një i këq nga OBSH

Nga hulumtimet e deritanishme duket se OBSH ka përfunduar në disa  konkluzione rreth variantit të ri të Covid-19, Omicron.

Përfaqësuesi i OBSH, Michael Ryan, thotë se vaksinat ekzistuese mbrojnë (megjithëse më pak) dhe se deri më tani nuk ka asnjë indikacion që të tregojë se simptomat nga Omicron janë më të rrezikshme se nga variantet tjera.

“Sjellja e përgjithshme  që kemi vërejtur deri tani nuk tregon ndonjë rritje të seriozitetit. Në fakt, në disa pjesë të Afrikës Jugore indikacionet tregojnë se simptomat janë të lehta,” shtoi doktori.

“Jemi akoma në fillim dhe duhet të kemi kujdes se si i analizojmë këto të dhëna,” paralajmëroi Ryan, megjithatë, duke theksuar vazhdimisht se shkencëtarët sapo kanë filluar të studiojnë llojin e ri mutant.