Home News Paralajmerimi i Sinoptikanes/ Dimri vjen menjëherë, borë dhe temp deri në -6 gradë, ja çfarë na pret ditët në vijim

Paralajmerimi i Sinoptikanes/ Dimri vjen menjëherë, borë dhe temp deri në -6 gradë, ja çfarë na pret ditët në vijim

0
Paralajmerimi i Sinoptikanes/ Dimri vjen menjëherë, borë dhe temp deri në -6 gradë, ja çfarë na pret ditët në vijim

Stinën e vjeshtës gati-gati nuk e ndjemë fare. Madje pati njerëz, që frekuentonin plazhet në nëntor. Por gjithë ajo që nuk ra në vjeshtë, po ndodh këto ditët e fundit, që po karakterizohen nga stuhitë dhe reshjet. Ndërsa dimri do tregojë “dhëmbët” që ditët e para, parashikojnë meteorologët.

Stuhia që ka përfshirë vendin tonë e ka origjinën nga jugu i Europës. Era me shpejtësi deri në 70 km/orë, ka vështirësuar lundrimet.

Stuhitë dhe reshjet do vazhdojnë gjithë fundjavën. Të martën nuk do ketë stuhi, por ulen ndjeshëm temperaturat deri në -6 gradë celsius.

Kjo si pasojë e një mase të ftohtë siberiane. Verilindja, dhe juglindja do të përfshihen nga reshje  dëbore jo vetëm në zonat malore, por edhe në qytete.

“Mbrëmë gjatë natës ka patur hyrje të një stuhie që është me origjinë nga Europa e Jugut, duke sjellë reshje në gjithë rajonin, madje janë shfaqur stuhi tëe forta detare. Parashikohen reshje të konsiderueshme edhe në orët në vijim, sidomos në zonën jugore. Ditët në vijim, gjatë festave, do kemi vranësira dhe shira. Do ketë një përmirësim të dielën, por ndryshon sërish të hënën. Të hënën gjatë natës do të kemi edhe reshje dëbore në gjithë zonën  malore. Në momentin e ndalimit të reshjeve, do kemi temperature të ulëta, deri në -7 gradë. Pra, dhjetori nis me temperatura të ulëta, menjëhërë, që në ditët  para”, shprehet Lajda Porja për Top Channel.