Home News Publikohen të dhënat bombë për nesër, informacionet e rëndësishme që duhen ditur për atë që do ndodhë

Publikohen të dhënat bombë për nesër, informacionet e rëndësishme që duhen ditur për atë që do ndodhë

0
Publikohen të dhënat bombë për nesër, informacionet e rëndësishme që duhen ditur për atë që do ndodhë

IGJEUM paralajmëron: Këto qarqe rrezikojnë përmbytje nga stuhia

Prej ditës së djeshme moti në vendin tonë është përfshirë nga rreshje të denduar shiu dhe dëbore. Ndërkohë nisur nga kjo situatë Instituti i Gjeoshkencave në një njoftim të publikuar paralajmëron qytetarët në Jug të vendit për rrezikun si pasojë e reshjeve që pritet që të jenë intensive nga mbrëmja e sotme dhe nesër.

Sot pasdite dhe nesër priten reshje shumë intensive në qarkun e Gjirokastrës, intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Korçë. Ditën e nesërme në qarqet Berat, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Ndërsa në basenin e lumit Vjosa prurjet mund të shkaktojnë përmbytje të lokalizuara ditën e nesërme dhe të dielën.

Njoftimi i plotë

Sipas llogaritjeve të IGJEO, ditën e nesërme (e shtunë, dt. 11 Dhjetor) priten reshje intensive, të cilat do të jenë më të përqëndruara në jug të territorit. Në qarqet Berat, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në basenin e lumit Vjosa prurjet mund të shkaktojnë përmbytje të lokalizuara kryesisht në datat 11 dhe 12 Dhjetor 2021. Në zonat urbane në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEO sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e rrezikut të përmbytjeve.

PARASHIKIMI METEO
————————–
RESHJET
Sot pasdite (e premte, dt.10) dhe nesër (e shtunë, dt.11) priten reshje shumë intensive në qarkun e Gjirokastrës, intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Korçë, ndërsa mesatare deri në lokalisht intensive në qarqet e tjerë. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në zonat qendrore dhe jugore të territorit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në lartësitë mbi 400 m reshjet priten të jenë në formë dëbore.
TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë, dt.11) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 12 °C
në vendet e ulëta: 6 / 10 °C
në vendet malore: 0 / 3 °C
ERA
Sot pasdite (e premte, dt.10) dhe nesër (e shtunë, dt.11) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet e fortë.