21-vjeçari Aldi Rama i cili ekzekutoi oficerin e krimeve në policinë e Lezhës Saimir Hoxha dhe më pas u vetëvra, kishte kallëzuar penalisht disa muaj efektivët e policisë për dhunë. Sipas burimeve kallëzimi është bërë në prokurorinë e Lezhës në kohen kur i riu ishte në burg me pretendimin se ishte dhunuar e keqtrajtuar nga uniformat blu, kur u arrestua me lëndë narkotike dhe armë të ftohtë.
Menjëherë pas kallëzimit penal, organi i akuzës është vënë në lëvizje dhe pas verifikimeve ka regjistruar procedim penal për veprën penale “Kryerja veprimesh arbitrare”. Në lidhje me këtë çështje hetimet po drejtohen nga prokurori Françesk Ganaj dhe sipas burimeve janë marrë në pyetje efektiv dhe oficer të policisë të
Gjithashtu është bërë edhe ballafaqimi i të riut me tre efektivet e policisë të cilët pretendonte se e kishin dhunuar. Por prokuroria nuk ka arritur të provojë ende pretendimet e 21-vjeçarit Aldi Rama, pasi ky i fundit fillimisht e kishte referuar rastin tek punonjësit e burgjeve dhe pas 2 muajsh ka bërë kallëzimin penal dhe për këtë çështje nuk ka një raport mjeko-ligjor.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar praktika dhe veprimet e bërë nga punonjësit e burgjeve, pas referimit të rastit nga Aldi Rama. Kjo çështje penale i është bashkuar edhe hetimit për ekzekutimin e oficerit të policisë Saimir Hoxha, por nuk ka rezultuar që 40-vjeçari të ketë qenë pjesë e grupit të policisë që kanë arrestuar 21-vjeçarin Aldi Rama në asnjërin nga dy rastet kur i është ndaluar. Referuar kallëzimit të penale të bërë nga i riu për dhunë policore, ka ngritur dyshime të forta se ka patur mllef të madh me uniformat blu nda dhe mund ta ketë kryer krimin e rëndë.
Oficeri i krimeve në Policinë e Lezhës, Saimir Hoxha u ekzekutua nga Aldi Rama paraditen e 28-shtator teksa bashkë me dy kolegë të tij po ktheheshin nga një aksion anti-kanabis në Ishull-Lezhë. Oficeret e policisë ndaluan për kontroll makinen në të cilën ndodhej Aldi Rama bashkë me dy shoke të tij, por sapo i oficeri Saimir Hoxha i ka kërkuar mjetin e identifikimit Ramës ai e qëlloi me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend. Pas ngjarjes i riu arriti të largohet dhe gjatë operacionit policor për kapjen e tij qëlloi veten me pistolete, duke mbetur i plagosur rëndë dhe një ditë më pas ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.