Tronditet Tirana/ Policia del me njoftim zyrtar: Janë pla gosur 2 persona, u dërguan menjëherë në spital

0
368

Policia ka bërë me dije se nga të shtënat në zonën e ish-Parkut të Autobuzave në Tiranë kanë mbetur të pla gosur Aleksandër Nikolli, rreth 27 vjeç dhe Xhulio Vela, rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Burime për mediat bëjnë me dije se dy të rinjtë janë plagosur pas një konflikti të çastit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasit A. N., rreth 27 vjeç dhe Xh. V, rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njëkohësisht, grupi hetimor po punon për mbledhjen e të gjitha provave që do çojnë në identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here