Home News Komiteti njofton masat e reja: Hiqet ora policore naten e ndërrimit të viteve..

Komiteti njofton masat e reja: Hiqet ora policore naten e ndërrimit të viteve..

0
Komiteti njofton masat e reja: Hiqet ora policore naten e ndërrimit të viteve..

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka konfirmuar sot praninën e variantit “OMICRON” të koronavirusit në vendin tonë. Mira Rakacolli ka thënë se masat nuk do të ndryshojnë sepse janë të përshtatshme për kontrollin e situatës, por kërkojnë zbatimin e rregullave aktuale me përgjegjshmëri.

Ajo tha se ora policore do të jetë 23.00-06.00, me përjashtim të natës së ndërrimit të viteve që nuk do të ketë kufizim. Ndërkohë, nga data 4 janar të gjithë punonjësit e supermarketeve dhe subjekteve të tjera duhet të paraqesin në punë certifikatë vaksinimi.

“Niveli i masave që janë në fuqi është i përshtatshëm për ta kontrolluar këtë situatë. Do të mbeten në fuqi të njëjtat masa. Por situata epidemiologjike në botë dhe përhapja e Omicron bën të domosdoshëm respektimi e këtyre masave që nuk po zbatohen në nivelin e kërkuar. Studiuesit po bëjnë thirrje për vaksinimin.

Të jemi të përgjegjshëm në zbatim të rekomandimeve për të gjithë ata që do festojnë me familjet e mëdha apo në ambiente të tjera. Të përdorin masakt në ato ambiente ku rekomandohet. Ora policore do të jetë deri në orën 23.00. Më përjashtim të natës së ndërrimit të viteve.

Në 4 janar, të gjithë punonjësit e administratës publike, supermarketeve dhe qendrave tregtare, duhet të sjellin certifikatën e vaksinimit.

Ora policore natën e ndërrimit të viteve nuk ka lidhje me organizimin e aktiviteteve por me lejimin e lëvizshmërisë së njerëzve përgjatë gjithë asaj nate. Duke menduar që njerëzit do duan të jenë bashkë edhe me familjet e vogla. Fëmijët mund të shkojnë të takojnë prindërit. Nuk ka lidhje me organizimin. Do të jenë të lejuara me të gjitha përcaktimet që janë bërë me kohë”, tha Rakacolli.